Zjarret kanë shkaktuar situatë alarmante në shumë zona të vendit

598
Sigal

Burime zyrtare nga  bëjnë me dije se janë 28 vatrat e zjarrit në gjithë territorin e vendit. Situata mbetet problematike në Pukë, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë etj. Situata mbetet alarmante në Kërrabë, ku rrezikojnë të digjen dy lokale, ndërsa në Lekbibaj flakët kërcënojnë 6 stane, në të cilat ka njerëz e bagëti. Rreth orëve të mbrëmjes situata është bërë problematike edhe në Lekbibaj të Tropojës. Kryetari i kësaj komune, shprehet se flakët e zjarrit kanë rënë në disa maja të thepisura, ku rrezikojnë të digjen 6 stane. Në to, sipas tij ka njerëz dhe bagëti.

SHKODËR

Vatrat e zjarrit në territorin e qarkut të Shkodrës vijojnë të jenë prezente edhe gjatë ditës së sotme. Konkretisht, të përfshira nga flakët e zjarrit janë fshatrat e komunës Qafë Mali, si dhe disa të tjera në komunat Blerim dhe Qelëz. Krahas të tjerave, me shqetësim konsiderohen zjarret e shfaqura në fshatin Midë në lartësitë e malit të Krrabit, aty ku ndodhen të vendosura prej vitesh përcjellësit televizivë e radiofonikë të shumë stacioneve kombëtare dhe lokale.

KUKËS

Situata sa vjen e rëndohet si rrjedhojë e zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha të masivëve pyjore në qarkun e Kukësit. Në orët e para të mëngjesit të sotëm një zjarr i fuqishëm ka përfshirë edhe masivin pyjor afër fshatit Bardhoc, rreth 13 kilometra larg qytetit të Kukësit. Ndërkohë, në rrethin e Tropojës vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në bjeshkët e Cukalit, në Geghysen dhe Kojë.

PUKË

Midha Krraba dhe Oroshi vazhdojnë të mbeten jashtë kontrollit si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqet pyjore të rrethit të Pukës, ndërkohë që, vatra aktive zjarresh vazhdojnë në shumë zona të tjera të këtij rrethi. Autoritetet vendore presin sot ndërhyrjen nga ajri.

KORCË

Parku Kombëtar i Bozdovecit në Qarkun e Korçës tashmë është përfshirë nga flakët e zjarrit, i cili ka depërtuar në masivin pyjor.Zjarri rrezikon dhe Dardhën e Boboshticën teksa kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri.