Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të diele zonën e Gjirit të Lalzit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije, se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre e ferra.
Sipas të njëjtave burime, nga zjarri kanë mbetur të djegura gjithashtu edhe 4 automjete.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe bënë neutralizimin e flakëve.
Ndërkohë nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e rënies së zjarrit.