Zjarr në pyjet e Kaçinarit

443
Temperaturat e larta këtë vit kanë sjellë dhe prezencën e vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të territorit të Shqipërisë. Ndërkohë gjatë ditës se djele problematike ka qenë situate në veri te vendit. Një zjarr i fuqishëm i rënë në pyje, pranë fshatit Kaçinar të Mirditës, ka rrezikuar edhe banesat. Zjarri në pyjet u shua nga shiu ditën e djeshme, por u riaktivizua serish ketë te djele. Menjëherë në vendngjarje ka ndërhyrë një helikopter, pasi zjarrfikëset nuk mund të shuanin flakët për shkak të terrenit të vështirë malor. Ndërkohë vatra zjarri ka patur edhe ne zona të tjera te vendit. Zjarret kane shkaktuar deri tani dëme te mëdha ne pyje duke shkrumbuar qindra hektarë.
Sigal