Zjarr në Panairin e Policisë, s’ka të lënduar

440
Në Panairin e Policisë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë ka rënë zjarr këtë të mërkurë. Mësohet se një nga stendat është përfshirë nga flakët, ndërsa menjëherë ka ndërhyrë zjarrfikësja. Sipas informacioneve, nga flakët është përfshirë stenda e Paint Ball. Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme të mëdha materiale. Sot është dita e fundit e Panairit të Policisë që prej disa ditësh ndodhet në bulevard mes Presidencës dhe Pallatit të Kongreseve.
Sigal