Zjarr në një servis në Sarandë, shkrumbohen 3 automjete. Dyshimet e para

483
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një servis makinash në Sarandë, ndërsa ai ka ‘përpirë’ 3 automjete. Ngjarja është regjistruar në hyrje të qytetit të Sarandës, rreth orës 05:00.6bce6e40-59c5-44ab-a37a-f4dc4646ee63 0e688737-3512-4f98-9f76-17ebb5fb9739
Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e zjarrëfikëses si dhe policia, të cilat po bëjnë të mundur lokalizimin e zjarrit, pasi rrezikohet dy mjete të tjera.
Nga të dhënat paraprake të grupit hetimor dyshohet se zjarri ka ndodhur pas një shkëndije elektrike në njërin mjet.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 27.10.2017 rreth orës 04:55, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në fshatin Gjashtë, në garazhin e servisit të shtetasit K.B., ka rënë zjarr dhe janë djegur 3 automjete.
Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar për shkaqe elektrike në njërin mjet dhe më pas flakët e zjarrit janë përhapur edhe në dy mjetet e tjera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.
Sigal