Zjarr në një pallat në Tiranë, evakuohen banorët

497
Sigal

Një zjarr ka rënë në një pallat në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë.

Sipas policisë zjarri ra në panelin elektrik, i cili është fikur nga shërbimi i zjarrfikëses.

“Shërbimet e policisë në bashkëpunim me zjarrfikësit po bëjnë evakuimin e banorëve për shkak të prezencës së madhe të tymit”, sqaron policia.

Deri në këto momente nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendgjarje ndodhen edhe ambulancat.