Zjarr në një masiv pyjor pranë Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kërkohet ndërhyrja nga ajria

441
Një masiv pyjor pranë Ujit të Ftohtë në Tepelenë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme.
Mësohet se era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa terreni paraqitet tepër i vështirë për forcat e zjarrfikëses.
Duke u gjendur përballë kësaj situate është kërkuar ndihma nga ajri për shuarjen dhe vënien në kontroll të zjarrit. Sakaq nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
Sigal