Zjarr në një banesë në Poliçan, vdes një person

550
Një person në Poliçan ka humbur jetën tragjikisht, i djegur brenda banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Kalluç”, të Poliçanit, ku ka rënë zjarr në banesën e 61- vjeçarit Kamber Zeka, i cili si pasojë e zjarrit ka gjetur vdekjen. Nga hetimet e kryera rezultoi se viktima, jetonte prej kohësh i vetëm në banesë. Nga këqyrja e trupit nuk u konstatuan shenja dhune dhe nga kryerja e autopsisë rezultoi se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e mbytjes nga tymi, asfiksi dhe më pas ka ndodhur edhe djegia e trupit. Nga këqyrja e banesës rezultoi se zjarri ka rënë si pasoje veprimeve të pakujdesshme të vetë të dëmtuarit, i cili ka qenë përdorues alkooli dhe mund të ketë lënë të ndezur ndonjë qiri. Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për hetime të mëtejshme.
Sigal