Zjarr në një banesë në Pogradec, vdes 85-vjeçari

477
Një 85-vjeçar nga fshati Laktesh i Pogradecit, ka ndërruar jetë pasditen e së dielës, teksa banesa e tij u përfshi nga flakët e zjarrit.
Mësohet se viktima Osman Belegu jetonte i vetëm. Zjarrëfikëset nuk kanë mundur të mbërrijnë në kohë në fshat, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi në banesë.
Policia ka nisur punën për të hetuar shkaqet e rënies së zjarrit. 
Sigal