Zjarr në Ersekë, shkrumbohet sipërfaqja me drunj halorë

431
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe pyjesh në fshatin Qafzez të Ersekës, duke djegur disa hektarë. Sipas të dhënave të ofruara nga autoritetet lokale, bëhet fjalë për një sipërfaqe pyjore të përbërë nga drunj halorë. Terreni i thyer malor në këtë zonë ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve, duke bërë që flakët të përhapen, të ndihmuara edhe nga era. Megjithatë, punonjës të shumtë të Shërbimit Pyjor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Vatra e parë u verifikua fillimisht ditën e martë, e cila është rindezur të mërkurën si pasojë e erës dhe ka djegur rrishtazi bimësinë.
Sigal