Zjarr masiv tek ‘Qafa e Lalarit’ në Fier, digjen dhjetëra rrënjë ullinj

449
Një zjarr masiv ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit” në Fier. Si pasojë e flakëve të zjarrit janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj.
Në vendngjarje për shuarjen e flakëve kanë mbërritur zjarrfikëset nga Patosi dhe Fieri. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Forca policie kanë nisur hetimet nëse zjarri është aksidental apo i vendosur qëllimisht nga njerëzit
Sigal