Zihen në rrjetet sociale, 16-vjeçari nxjerr pistoletën dhe qëllon të riun

550
Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në qendër të qytetit, tek ‘Mazeoleumi i Dëshmorëve’.
 Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy të rinjve që fillimisht ka nisur në rrjetet sociale.
Pas konfliktit 16-vjecari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar ndaj bashkëmoshatarit të tij. Autori u dorëzua në polici, ndërsa i plagosuri u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Sigal