Zhdukja e avokatit, prokuroria në lëvizje për gjetjen e Muçës. Hetime për rrëmbim

Pas denoncimit të vëllait, edhe prokuroria e Durrësit u vu në lëvizje për zhdukjen e avokatit Besnik Muça, që nga data 2 nëntor.

Më herët prokuroria e Barit kishte nisur hetimet pas denoncimit të bashkëshortes së tij që e priste në Itali. Organi i akuzës ka disa dyshime për zhdukjen e avokatit, që nga rrëmbimi i tij deri tek mbytja në det.

Për herë të fundit Muça kishte kontaktuar me bashkëshorten ku e njoftonte se po hipte në traget në Durrës për të shkuar tek ata në Itali. 54 vjeçari Muça kishte dokumente të rregullta qëndrimi në Itali, ku jetonte prej vitesh me bashkëshorten dhe fëmijët.

Kurse kohët e fundit ai kishte nisur punën si avokat i lirë në Tiranë. Në datën 2 nëntor, Besnik Muça rezulton të ketë kryer të dyja procedurat në portin e Durrësit si atë të check-in dhe regjistrimin në sistemin TIMS.

Por ai nuk zbriti në portin e Barit.