Zhduket pa lënë gjurmë një shqiptar, nisin kërkimet

442
Sigal

Një shqiptar rezident në Itali është deklaruar i humbur dhe karabinierët janë vënë prej dy ditësh në kërkim të tij.

Ramind K., banues në Pontevecchio di Magenta, është parë për herë të fundit dy ditë më parë me një biçikletë gri.

Veç karabinierëve janë aktivizuar edhe skuadra të shumta zjarrifkësish që kanë nxjerrë mjetet dhe i mbajnë në gatishmëri në sheshin përballë bashkisë së Robecco sul Naviglio.

Në orët e fundit, kërkimet janë përqendruar pikërisht midis Pontevecchios e Robeccos.