Zhduket oficeri i policisë në Ambasadën e Greqisë

193
Shqipëria, me çdo kusht, duhet t’i kërkojë Greqisë të fillojë hetimet edhe mbi vrasjet e 164 emigrantëve shqiptarë dhe më pas, për keqtrajtimet dhe torturat ndaj tyre, që përbën dhimbjen e dhimbjeve të shumë nënave dhe motrave shqiptare, si dhe një dëshpërim për komunitetin shqiptar në Greqi.
Një rastësi apo një gabim çasti? Një haresë apo një mbulesë të vdekjes së 29 – vjeçarit? Përgjigjen më mirë mund ta japin vetëm organet kompetente të Policisë në Greqi, të cilët ende po përpiqen të anashkalojnë si gjithnjë edhe këtë vrasje…Kjo vrasje është e 95-ta, me autor policinë greke, ku si gjithmonë del e pafajshme, pasi armët zbrazen vetë pa vullnet, të tjerë vetëvriten se nuk duan jetën etj. Nuk është e rastit që policia nuk ka publikuar në faqen e saj zyrtare këtë vdekje, nuk e rastit qe atë ditë që u bë “vetëvrasja” nuk punonte server i kamerave! Është rasti që për 10 ditë mbahej i fshehur kjo vrasje. Kjo harresë na lë shumë për të dyshuar. Qofshim të gabuar…



Greqia vendin e pare në vrasje ndaj emigrantëve

Vrasjet e shumta ndaj emigrantëve në Greqi përbëjnë një krim, që dikush duhet të mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore, duke hedhur pyetjen se, a do të ketë kurajën shteti shqiptar, për t’i kërkuar vendit fqinjë hapjen dosjeve për hetimin e vrasjeve edhe për 164 emigrantëve të tjerë shqiptarë… Duhet kuptuar nga të gjithë se dhuna shtetërore ndaj një individi është shumë here e dënueshme, aq sa duhet të kuptojmë se vrasja e shqiptarit u krye nga mekanizmi shtetëror, por a mundet shteti të dënoj shtetin? Greqia mundohet të kaloj këtë vdekje të fundit në Patisia me çdo kusht, ndërsa përballë opinionit ndërkombëtar po mundohet tregojë se në këtë vend nuk ka ndodhur asgjë, duke lënë në haresë qëllimisht 95 vrasje nga policia, që me sa duket kohët e fundit janë kthyer në mode policore. Në krahasim me vendet e tjera të BE-së për vrasjet kundra emigrantëve, ky vend zë vendin parë. Po ti hedhim një sy statistikave fatkeqësisht do të shikojmë se policia vendase deri më sot ka vrarë vetëm 8 shtetas grek dhe 95 shqiptar, kur më 1993 është ndaluar në këtë vend dënimi me vdekje. Nuk është e rastit që për shumë vite në krye të ministrisë së Rendit në Greqinë Demokratike të jenë vendosur në krye të saj, ministra nacionaliste dhe ekstremiste kundrejt të huajve në përgjithësi. Nuk është e rastit që në këtë vend fqinjë brenda një periudhe të shkurtër të vriten 164 emigrantëve shqiptarë, ku policia mban përgjegjësi për 95 vrasje, duke filluar që nga fëmijë të moshës 13 vjeçare e deri tek njerëzit e moshuar. Duke ju referuar fakteve zyrtare të publikuara në shtypin vendas do të shohim se, në 50 muaj janë vrarë 47 emigrantë shqiptarë (nëntor 1992 mars 1997). Po deri më sot nga vrasësit asnjë nuk është dënuar. Në vitet 2000-2002 u penalizuan për vrasje vetëm pesë policë, po më në fund asnjë nga këta nuk u dënua
Në Greqi asnjë polic nuk është dënuar për vrasjet ndaj emigrantëve
Në vazhdim të krimit, policët I. Kunapaqis në 9 mars, I Rigas në nëntor të 1994, dhe I. Karajanidhis për emigrantët shqiptarë që vranë paguan vetëm vlerën e fishekëve të harxhuar mbi trupat pa jetë të emigrantëve tanë. Kjo ndikoi që dy vite më pas, më 1996 policia të bëj 15 sulme barbare duke vrarë nëntë emigrantë shqiptarë. Në një seminar të zhvilluar në muajin gusht të 1999 në Universitetin e Pantios në Athinë, doli se policia ishte në një shkallë më të lartë ksenofobizmi dhe racizmi sesa populli grek. 
• Në vitin 2000 – 2001, vetëm tre policët e akuzuar për tortura dhe abuzim kanë qëndruar në bankën e të akuzuarve. Dy nga të tre të akuzuarit fitojnë lirimin, ndërsa i akuzuari i tretë u dënua me 30 muaj burgim dhe më pas 15 muaj burg me kusht.
• Asnjë polic nuk është i gjykuar për torturat dhe vrasjet e emigrantëve gjatë tetë muajve të parë të vitit 2002. Nga fillimi i vitit 2000 deri në qershor të vitit 2002, trupat gjyqësore kanë lëshuar vendime për pesë raste të të shtënave me armë zjarri nga ana e policisë.
Në dy, nga pesë rastet, janë akuzuar dy oficer policie. Kur ka gjetur fajtor oficer policie me akuzën për vrasje janë dhënë “dënime me kusht”.
Njëri nga oficerët u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me 4.5 vjet burg. Më vonë edhe ky (i mjeri) lihet i lirë me kusht; po të vrasë përsëri do të bëj burg jo 4.5 vjet po 9 vjet.
• Deri në fund të qershorit 2002, nuk ishin akuzuar për vrasje apo tortura në asnjë roje kufitare apo ushtar në incidentet kufitare cituara në raport.
• Sipas shifrave zyrtare, as një polic nuk është dënuar për tortura dhe vrasje dhe abuzim në detyrë të kryera nga 1996 – 2014.
Reagimet ndaj vrasjeve
Në 164 vrasje që janë në përgjithësi ndaj emigrantëve, duke përjashtuar rastin e fundit, ka pasur pak reagime te pjesshme me pikatore nga shteti shqiptar.
Avokati i Popullit
Më 1 Tetor 2003 me nr.prot.179 si dhe më 9 Tetor të 2003 me Nr. K2/Sh31-2 Prot. Nr. Dok. 200301681/2 ka reaguar avokati i popullit Edmir Dobjani. Gjithashtu më 24 Nëntor 2003 me Nr. 222/1 Prot. Për shkeljen e nenit 6 të Konventës Evropiane të të drejtave të Njeriut në Gjykatën e Selanikut.
Ministri i Jashtëm
Më 3 Janar 2006 ka reaguar Ministri i Jashtëm, B. Mustafaj ku Rrethimno të Kretës, më 1 janar të 2006 mbeti i vrarë Edison Latif Zahaj.
Ambasadori i Shqipërisë në Greqi
8 Shtator 2009 Ambasadori i Shqipërisë në Greqi ka reaguar gjatë një takimi me Drejtorin e Drejtorisë së Evropës Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Aleksandros Malias
Shteti shqiptar mohon
Nga ana tjetër nuk duhet që shteti shqiptar të mohojë për njoftimin që i është bërë brenda 24 orëve nga pala greke, pasi dokumentet zyrtare që TELEGRAFI disponon thonë se Ambasada Shqiptare në Athinë është lajmëruar brenda 24 orëve…Ashtu siç thonë se shqiptari ka rënë nga kati i dytë dhe jo nga kati i katërt.
******
Në emër të gazetës, duke ndjekur nga afër këtë tragjedi, po kuptoj se keqja më e madhe është se të gjithë aktorët e dyshuar të kësaj vrasje heshtin, duke mos thënë asnjë fjalë kur u kërkon një informacion të thjeshtë sesi ndodhi kjo vdekje. Por më e keqja është se edhe avokatja e viktimës Maria Konstantopoulou nga dita në ditë po ndryshon qëndrimin e saj ndaj atyre që ka deklaruar më parë, tashmë ajo thotë ato që ka thënë policia, duke lënë të vërtetën në pikëpyetje. Gjithashtu nga kjo tragjedi që fatkeqësisht mësuam nga mediat shqiptare që disa gjëra nuk përputheshin, duke transmentuaar çfarë thuhej lart e poshtë, por pa shkelur në vendin e ngjarjes. Mbi të gjitha pa marrë një përgjigje zyrtare nga Departamenti Policisë së Greqisë. Një përgjigje e ardhur nga ky Departament në adresë të gazetës përmbys gjithçka për aq sa kishim dëgjuar dhe lexuar. Telegrafi nuk u nxitua për të transmetuar ato që thuheshin dhe lexoheshin, po e mori seriozisht duke shkuar ne vendin e ngjarjes dhe duke bërë kontakte me oficerët e policisë…Gjithashtu mori kontakt edhe me Policinë e Përgjithshme të Greqisë duke i kërkuar zyrtarisht një përgjigje zyrtare mbi tragjedinë, e cila nuk voni të vinte. Ishte kjo përgjigje që përmbys gjithçka, duke cilësuar se viktima ka rënë nga ballkoni i katit të dytë dhe jo nga ballkoni i katit të katërt në atë të dytë. Gjithashtu duke u mbështetur në përgjigjen zyrtare të policisë greke mësuam se shteti shqiptar ishte lajmëruar të nesërmen (4 gusht) me një shkresë që vihej në dijeni dhe i kërkohej që të lajmëroheshin familja e viktimës. Kjo përmbys pretendimin e shtetit shqiptar që pretendon se nuk kishte dijeni dhe se Ambasada Shqiptare në Greqi nuk ishte lajmëruar. Duhet të jemi më serioz për të kuptuar se për të gjitha vrasjet ndaj emigrantëve që janë kryer në Greqi, asnjë vrasësh nuk është dënuar, atëherë si ka mundësi që kjo vdekje të zbardhe të vërtetën? Po edhe nëse del se viktima është dhunuar asgjë nuk do të ndryshojë, njeriu nuk do ti kthehet më familjes, po ashtu nuk do te ketë edhe masa penale.
Ja përgjigja zyrtare e policisë së Greqisë ( Faksimile)
• Për lëndimin vdekjeprurës të të huajit me kombësi shqiptare, pasi bie nga kati i dytë të Departamentit të Sigurisë Patisias më 08.03.2016, kryer nga nën Sigurimi i Athinës, materiali i të cilit është dorëzuar Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së parë në Athinë më 11-08 -2016, parashikuar në raport mjeko-ligjor.
. Ndërkohë, Departamenti Sigurimi Athinës në 04.08.2016 i ka dërguar një letër ambasadës shqiptare për këtë incident, për të kërkuar dhe për të informuar të afërmit e të vdekurit.
• Hetimi po zhvillohet, me urdhër të Drejtorisë të Policisë Greqisë
*****
Një tjetër gjë që nuk duhet anashkaluar është se zyrat e rajoneve të policisë, pothuajse janë të vogla me dimensione 2×3 metra, e shumta 6 metra katror. Ato kanë në brendësi një tavolinë dhe dy karrige, kanë kondicioner dhe dritaret të mbyllura nga i nxehti. Vendi është aq i kontrolluar sa vështirë është që njeriu të tentoj të hidhet dhe të vras veten me aq lehtësi, në një kohë kur ndodhe 50 cm larg policit.

Kontaktet me rajonet e policisë në Greqi

Policia në Ano Patisia vendi ku u krye vrasja nuk donin ta komentin pasi nuk ishte në kompetencat e tyre. Me një shënim dore na drejtuan në Kypseli në policinë rajonale në zyrat e hetimit. Gjatë bisedës që bëmë me dy punonjës në policinë e Kypselit që kishte marrë përsipër hetimet, na thane se ishte një vetëvrasje, por nuk dinin ose bëni një gjë të tillë se, kishte viktima kishte një urdhër arresti, nuk dinin akoma se trupi i viktimës kishte dite që qëndronte në frigoriferin e morgut, nuk dinin akoma se donin ta varrosnin pa dijeninë e ambasadës dhe familjes. Tregoheshin të habitur ose bënin një lojë të dyfishtë… Mësuam se ishte ky komisariat që kishte komunikuar me ambasadën duke i thënë se shkaku i vdekjes ishte vetëvrasja. Po edhe këta me një shënim dore na drejtuan për në Policinë e Përgjithshme në Athinë në rrugën “Aleksandras” këtu bën vetëm verifikimin personal të dokumenteve dhe u mjaftuan duke na dhënë edhe këta në një cope letër numrin e telefonit të zyrës së shtypit të Policisë së Përgjithshme në Greqi.. Në bisedë telefonike që u bë me nr.210 6988185 me zëdhënësen për shtyp të Policisë së Përgjithshme me zonjën Roxhjoku, se lidhur me shkaqet e vdekjes së shqiptarit mund të jepte të dhëna vetëm nëpërmjet telefonit, gjë që nuk u pranua nga ana jonë për dyshime.

Mediat në beteje deri sa të zbardhet krimi

Mediat shqiptare në përgjithësi duhet ta mbajnë të ndezur këtë betejë deri sa te dalë e vërteta, edhe pse këtë radhë mediat greke po heshtin. Shteti shqiptar nuk duhet të mjaftohet vetëm me deklarata të ndërsjellat, duke menduar se mbaroi detyrimet e tij ndaj komunitetit të emigrantëve. Shteti e di shumë mirë se sa shtrenjtë e me sa gjak e ka paguar shqiptarët emigracionin, ndaj ka ardhur koha për një ndërgjegjësim që ky i fundit të zbatoj detyrimet që ka ndaj kësaj shtresë. Nuk është e hijshme që në raste të tilla shteti të neglizhojë, të mohojë të vërtetën se nuk ka pasur njoftim nga autoritetet greke. 

Nëse autoritetet shqiptare kanë marrë shkresë zyrtare nga kolegët le ta publikojnë.

Autoritetet shqiptare nuk kanë marrë nga kolegët e tyre informacione në rrugë zyrtare, por janë njoftuar vetëm nëpërmjet telefonave. Nëse këta thonë se ekziston një e tillë, gjë që nuk e besoj le ta publikojnë atë më në fund, që ta mësojmë edhe ne emigrantët që jetojmë në Greqi të vërtetën. Por siç theksuam edhe më lart shteti shqiptar nëpërmjet ambasadës ishte njoftuar brenda 24 orëve, gjë që është mohuar…Jam i sigurt se lidhur me vrasjen e shqiptarit nuk ka asnjë informacion zyrtar të përgatitur, se po të kishte do të ishte publikuar në faqen zyrtare të policisë greke. 

Edhe kjo vrasje do te kaloje në heshtje si të tjerat

Po dhe aq i sigurt që kjo vrasje do kalojë pa dalë e vërteta, sa do që të premtoj qeveria shqiptare, duke pasur parasysh se nga 164 vrasje që janë bërë në Greqi nuk ka pasur asnjë të dënuar. Shteti nuk mund të dënoj shtetin, me mendimin se ata që kanë kryer vrasjet janë njerëz të shtetit të veshur me uniformë, pasi deri më sot asnjë polic grek apo roje kufiri për vrasjen e 94 emigrantëve shqiptarë nuk është çuar para drejtësisë. Edhe në këtë rast e vërteta do të “dështojë”, por do jetë në krahun e policisë së Greqisë pasi hetimet po bëhen vetëm nga pala greke, në mungesë nga pala shqiptare. Pëllumbi përbën viktimën e 95-të të emigracionit shqiptar nga policia greke dhe të 164 të vrarë në Greqi, po me një ndryshim se për këtë rast mediat vendase kanë heshtur në përgjithësi dhe nuk kanë reaguar si herën e fundit.

Përse është zhdukur oficeri i policisë shqiptare në Greqi

Është çmenduri që vetëm në Shqipëri ndodh. Të mashtrosh një popull të tërë gjoja se qeveria është ngritur në këmbë për të zbardhur vdekjen e shqiptarit, përbën një krim moral por edhe politik. Po si mund të zbardhet kjo tragjedi ku në ambasadën tonë, përveç sekretares dhe rojes qe hap e mbyll portën nuk ka asnjë punonjës tjetër. Të gjithë janë zhdukur sa kanë marrë vesh se ambasadori është me leje. Tre ditë në kërkim të oficerit të policisë shqiptare në Greqi dhe nuk po e gjejmë. I zhdukur pa lënë adrese dhe një numër telefoni në ambasadë. Asnjë nga punonjësit e ambasadës duke filluar nga sekretarja e ambasadorit nuk dinë numrin e këtij punonjësi, i cili në këto raste duhet të ishte në krye të detyrës. “Është jashtë Athinës, nuk ja dimë numrin e telefonit pasi nuk varet nga ne” thotë sekretarja e ambasadës zonja Alsena Kokalari. Oficeri që paguhet me taksat e popullit më shumë se kurrë për këto raste emergjente duhet, por zhdukja e tij në një kohë që shteti shqiptar është ngritur në këmbë qe nga Presidenti i vendit, të lë për të dëshiruar.

Emigrantë të vrarë nga policia

Duke u nisur nga këto lloj vrasjesh të ndryshme shikojmë se gjatë periudhës 1992-1999 policia ka vrarë 60 emigrantë shqiptarë, ndërsa më pas vrasjet e policëve ndaj emigrantëve tanë ka ardhur në ulje. Nga viti 2000-2016 policia ka vrarë 35 emigrantë shqiptarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 95 shqiptarë të vrarë. Nga viti 1992-2016: Janë vrarë 164 emigrantë. Janë verifikuar 135 dhe mbeten për verifikim edhe 29 vrasje të tjera. Në 164 vrasje, forcat e policisë kanë kryer 95. Viti 1991, është fillimi i vrasjeve, njëkohësisht dhe i regjistrimeve të krimeve të kryera ndaj shqiptarëve. 6 Marsi 1991 është dita kur shtypi grek publikon për të parën herë vrasjet ndaj emigrantëve.
Mosha mesatare e emigrantëve të vrarë është 26 vjeç. Mosha më e madhe e të vrarëve është 48 vjeç, ndërsa mosha më e re është 13 vjeç.

Emrat e disa emigrantëve të vrarë nga policia

S. Grina, N. Drenaj (20 vjeç), A. Kuka (18 vjeç), I. Frroku (26 vjeç), A.Trocka, A. Isaku, Q. Bikli, T. Kodra, B. Xixa ( 28 vjeç) , J. Moka, Erion. X (14 vjeç), G. Meko ( 17 vjeç), I. Meksi ( 26 vjeç), A. Domaniku (16 vjeç), B. Bregkoki ( 30 vjeç), H. Sefa (19 vjeç), A. Fotiu, B. Bakollari ( 28 vjeç), M. Gjenci, S. Butka ( 40 vjeç), A. Hoxholli, I. Subashi, S. Qilari, A. Vekshi, A. Vejziu. L.Pepa (20 vjeç), F. Neta ( 45 vjeç)
Disa emra të keqtrajtuar dhe torturuar nga policia
A. Biba, A. Caco, A. Përllalla, A. Hodi, A. Nesto, A. Allkja, A. Torkja, A. Cenika, A. Lleshi, A. Prifti, A. Metaliaj, B. Metaliaj, G. Rama, D. Troshku, D. Topallaj, D. Brakolli, E. Sula, F. Ceka, R. Bullari, S. Hallko, S. Allkja, SH. Shabani, Η. Allia, K. Rrapi, B. Meçe, M. Halimi, R. Halili, R. Pashollari, R. Saliaj, K. Rrapi, V. Mema, V. Karaj, O. Osmani, S. Gjani.
Disa emra të policëve grekë që kanë vrarë emigrantët e pafajshëm
I. Sejtaridhis * 9/11/1992; Dh. Janopoulos 27/12/1992; A. Dellas 12/09/1993; A. Mesinis 20/02/1994; N. Kunapakis 9/03/1994; L. Karajanis Nëntor 1994; I. Rigas nëntor 1994; I. Sejtaridhis * 9/11/1992; Dh. Janopoulos 27/12/1992; A. Dellas 12/09/1993; A. Mesinis 20/02/1994; N. Kunapakis 9/03/1994; L. Karajanis nëntor 1994; I. Rigas Nëntor 1994.
S. Papadopulos 25/02/1995; A. Fotopulos Nëntor 1995; D. Karakajdas 20/01/1996; D. Spiropulu 11/11/1996; D. Trimis 10/11/1996; M. Andreopulos 8/02/1997; S. Tagaras 15/04/1997; D. Tsagrakos 3/08/1997; G. Spanidis 16/12/1997; G. Atmaxidis 6/03/1998; S. Demetriu 8/05/1998; P. Tcoleridis 8/11.1998; K. Zaharopulos Shkurt 1999; And. Kanavas Mars 1999; Ath. Kanavas 13 mars 1999; J. Rizopulos 21/11/2001.
Ballkanas nuk jemi, bëjmë atë që nuk duhet bërë…
Pergatiti Shpetim Zinxhiria, korrenspondent i Gazetes ‘Telegraf” ne Greqi