Zhduket një djalë 14-vjeçar në Durrës, babai bën denoncimin

499
Një adoleshent 14 vjeç nga Durrësi me iniciale E. R. është zhdukur dhe familja e tij ka bërë denoncimin në Polici për gjetjen e tij.

Ka qënë i ati që ka shkuar në Komisariatin e Durrësit në orën 2:00 në mesnatë duke kërkuar ndihmën e Policisë. Djali ishte larguar të mërkurën, në orën 17:00 dhe nuk është kthyer më në familje.

Policia e Durrësit tha se po punon për gjetjen e të miturit.
Sigal