Zhduket nga “depot” e policisë, 4.7 kg flori e bizhuteri dhe 3.1 kg drogë e sekuestruar

61
Jani VOKOPOLA
Nuk dihet se si do të “mbulohet”, apo justifikohet ky skandal, por po bëhen përpjekje nga një “grup pune” konfidencial, i përbërë me “çuna” të Saimirit, të cilët janë “esnafë” në këto “punët delikate” të zhdukjes së gjurmëve të drogës e floririt. Këto sasi floriri, bizhuterie e drogash janë mall i sekuestruar prej botës së krimit ekonomik e financiar dhe trafiqeve
Përveç Rinasit, bankave, bizneseve, kambistëve, këmbimeve valutore, banesave, makinave e individëve në rrugë, ka nisur edhe grabitja e depove të policisë së shtetit. Një lajmi ardhur dje nga gazetën “Telegraf”, na bëri me dije se përpara 4 ditësh, gjatë një kontrolli rutinë e raportimi “pa qëllim” të një drejtuesi policie në instanca vartëse që duket se nuk i përkasin “grupit të çunave” të Saimirit, ka dhënë alarmin për zhdukjen nga depot e policisë së shtetit, të disa sasive flori, bizhuteri, hashash e drogë “miell”, sekuestruar në disa nga aksionet e policisë kriminale në tregun e zi, në plantacione, në makina, në pika kufitare, në aeroporte, porte etj. Këto sasi kanë qenë të depozituara në ruajtje prej sektorit anti-krim të policisë së shtetit, por nuk janë “ruajtur” dot prej atyre që e kishin detyrë. Përkundrazi, janë “rruajtur” nga hajdutë brenda policisë së shtetit. Se cilët janë hajdutët që kanë grabitur këto sasi floriri, bizhuterish, hashashi e droge “miell” dihet, por askush nuk guxon të “rrëfejë” se cilët janë konkretisht, mbasi guximi i tyre mund të kthehet në “fund edhe fizik prej grupit që ka hapur depot e policisë së shtetit, me çelësat e shtetit, ka marrë qeset e mbushura me flori, bizhuteri e drogë dhe i ka çuar atje ku çohen gjerat me vlerë! 
Sipas burimit konfidencial nga policia, mendohet se janë zhdukur 4.7 kg flori e bizhuteri, 3.1 kg drogë e sekuestruar dhe 1.2 tonë hashash i paketuar! natyrisht që alarmi është dhënë dhe po tentohet të mbahet i fshehtë për të mos hapur një tjetër plagë për policinë e shtetit dhe pushtetin e shkrehur e të molepsur në korrupsion e zullume te tjera! tashmë, po bëhet kujdes që skandali të “përpunohet” ose për ta mbajtur sekret, ose nëse i del tymi, për ta konsideruar shpije, e në pamundësi për ta përligjur si shpifje, për ta quajtur një pakujdesi e gabim njerëzor! në fakt është një skenar grabitje si në bankën e Shtetit, si në Rinas, si grabitja në qendër të Tiranës e si grabitja e para dy ditëve në qendër të Vlorës! Nuk dihet se si do të “mbulohet”, apo justifikohet ky skandal, por po bëhen përpjekje nga një “grup pune” konfidencial, me i përbërë me “çuna” të Saimirit, të cilët janë “esnafë” në këto “punët delikate” të zhdukjes së gjurmëve të drogës e floririt. këto sasi floriri, bizhuterie e drogash janë mall i sekuestruar prej botës së krimit ekonomik e financiar dhe trafiqeve. Ato, sipas ligjit, pasi bien në dorë të policisë së shtetit, regjistrohen “gramë për gramë” në prezencë të prokurorisë dhe mbahen në ruajtje si “provë e akuzës”, në ruajtje fizike prej policisë! Pikërisht këtë ruajtje policia nuk e ka bërë, mbasi duar të padukshme brenda policisë së shtetit i kanë ruajtur këto sasi sendesh e lëndësh me vlerë, llogaria financiare e të cilave në treg shkon në miliona euro!