Zhduket burri, telefonata që dha alarmin dhe dyshimet e policisë

536
Një burrë është zhdukur këtë të shtunë në Tropojë dhe sipas hetimeve paraprake të policisë dyshohet se ka rënë në lumë.
Rreth orës 12.50, një telefonatë dha alarmin në Sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë, duke njoftuar se në fshatin Valbonë afër ish-turizmit të Valbonës, dyshohet të jetë mbytur në lumë G.Z..
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku nga hetimet paraprake rezulton se G.Z., 35 vjeç, banues në Tropojë, punëtor i firmës së mirëmbajtjes së rrugës, duke punuar në breg të lumit Valbonë, gjatë pushimit të drekës, ka shkuar për të mbushur ujë në afërsi të lumit dhe nuk është kthyer më.
Në afërsi të burimit, është gjetur jeleku i punës që ai mbante veshur.
Shtetasi G.Z, dyshohet të ketë rënë në lumë, bëjnë me dije burme policore.
Nga forcat e Policës në bashkëpunim me banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij, nga ora 13:30 deri në orën 17:30, ku për shkak të errësirës, janë ndërprerë kërkimet për ti rifilluar në orët e para të mëngjesit, njofton Policia.
Me kalimin e orëve zvogëlohet edhe shpresa se 35-vjeçari mund të ketë mbijetuar.
Sigal