Zhduket 16 vjeçarja në Yzberisht, prindërit i frikësohen trafikimit të saj

469
Sigal

Prej 16 ditësh
një 16­ vjeçare nga Yzberishti është zhdukur pa lënë gjurmë. Kanë qenë
prindërit e Arnela Karajt, ata që kanë denoncuar në media, se vajza e tyre
ishte larguar nga banesa që prej 12 tetorit. Prindërit thanë, se kanë dy javë
që nuk komunikojnë me vajzën. Ata shprehën frikën e tyre, se e mitura mund të
trafikohet për prostitucion. “Kemi 2 javë pa komunikuar me vajzën. Kemi frikë
mos e trafikojnë për prostitucion. Kemi denoncuar në polici”, rrëfyen  prindërit e vajzës.