“Zhduken” në Llogara dy turistë belgë, policia nis kërkimet

543
Sigal

Dy turistë belg rreth moshës 55 vjeç, kanë humbur prej ditës së djeshme në Vlorë.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në fshatin Iljaz.

Turistët pasi nuk janë kthyer në vendin ku po qëndronin është lajmëruar polica për zhdukjen e tyre. Edhe pse kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës ende nuk ka asnjë gjurmë prej dy turistëve belg. Policia e Vlorës vazhdon ende të jetë në kërkim të tyre.

Kërkimet e policisë janë përqendruar në zonën malore Çikë-Iljaz.