Zgjoi djalin nga gjumi dhe e përshëndeti… Gjesti i fundit që bëri polici para se të mbytej

570
Gjendja e vështirë ekonomike e familjes së tij, por edhe pamundësia për të plotësuar të gjithë dokumentacionin e duhur për vetingun dyshohet të ketë çuar në vetëvrasje një punonjës policie të Shkodrës. Bëhet fjalë për 52- vjeçarin Dedë Shkalla, banues në fshatin Golem të një- sisë administrative Rrethina. Mësohet se babai i 5 fëmijëve është hedhur në ujërat e lumit Kirk u dhe është mbytur. Kanë qenë banorë të zonës, që rastësisht kanë parë trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë.
Menjëherë blutë kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa kanë konstatuar se i mbyturi ishte kolegu i tyre, Dedë Shkalla. Nga kryerje e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në trupin e pajetë nuk kishte shenja dhune. Sipas burimeve policore, trupi i 52- vjeçarit është dërguar ambulancë në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës për ekzaminime të mëtejshme.
POLICI
Burimet e mësipërme bënë me dije se Dedë Shkalla punonte në sallën operative në policinë vendore të Shkodrës prej shumë vitesh. Ai njihej si njeri i qetë, i rregullt dhe pa probleme qoftë nga të afërmit, por edhe kolegët e tij. Vendimi fatal për t’i dhënë fund jetës i ka shokuar të gjithë. Mësohet se kohët e fundit nga bisedat me kolegë të tij, ai ka shfaqur shenja stresi në punë. Disa herë punonjësi i policisë që zgjodhi t’i japë fund jetës u ka thënë kolegëve se e ka të vështirë që të plotësojë dokumentet që duhen për procesin e vetingut. Numri i madh i dokumenteve dhe deklarimeve që kërkohen në këtë proces e ka stresuar Shkallën. Ai për shkak edhe të gjendjes së vështirë ekonomike në familjen e tij, disa herë ka thënë se e ka të pamundur që të plotësojë të gjithë atë dokumentacion dhe se rrezikon që të largohet nga puna.
Sigal