Zetori përplaset me motorin, vdes 34- vjeçari

435
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:10, në aksin rrugor Divjakë – Çermë , në fshatin Shën E Premte. Sipas burimeve të policisë një zetor është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, ku drejtuesi i mjetit zetor, A.A, 34 vjeç, banues në fshatin Çermë, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në orën 18:55 në reanimacionin e spitalit Lushnje.
Ndërsa drejtuesi i mjetit motrr, I.T, 31 vjeç, banues në fshatin Shën E Premte, ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Sigal