Zetori i pret rrugën makinës, vdes djali, në gjendje të rëndë babai

622
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.
Sigal

Ka qenë dalja nga një rrugë dytësore e një zetarori, i cili është përplasur me një makinë, duke lënë të vdekur një person, dhe një tjetër në gjendje të rendë.

Siç mësohet, nga përplasja ka humbur jetën shoferi i makinës, 35-vjeçari Klajdi Ngjelina, si dhe është plagosur pasagjeri, babai i tij, Sali Ngjelina.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.