Zetori del nga rruga, plagosen 4 persona në Korçë

508
Aksident me pasojë katër persona të plagosur ka ndodhur sot në Korçë. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në fshatin Plasë, Maliq, ku një zetor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit si dhe tre shtetase të cilat udhëtonin me këtë mjet të hipura në karrocerinë e tij.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Sigal