Zbulohet shkresa, ja njoftimi i prokurorisë për Saimir Tahirin

542
Sigal

Shkresa e Prokurorisë ku kërkohet zgjatja edhe me tre muaj e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Shkresa e Prokurorisë i është dërguar për dijeni dhe vetë Tahirit dhe dy avokatëve të tij mbrojtës, Maks Haxhija dhe Artan Hajdari.

Tre prokurorët që po vijojnë hetimet për Tahirin janë: Vladimir Mara, Arens Çela dhe Dritan Prençi.

Shkak për shtyrjen e hetimeve, me sa duket janë bërë letër-porositë e dërguara në vendet fqinje. Më herët, prokurorët e dosjes kanë dërguar letër-porosi në Itali, ku kërkojnë informacione nga prokuroria e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi, por përgjigjet e tyre, sipas prokurorisë, ende nuk kanë mbërritur.

Vetë Tahiri pak kohë më parë ka kërkuar përfundimin sa më parë të hetimeve dhe dërgimin e dosjes në Gjykatë, pasi sipas tij nuk mund të jetojë gjithë jetën i mbuluar nga hije dyshimi.