Zbulohet shkaku, ja pse u konfliktuan nën/oficerët e Akademisë së Sigurisë

547
Sigal

Mëngjesin e sotëm një nënoficer policie i identifikuar si Ndue Ndoji plagosi me armë zjarri shtetasin Ervin Muratin, pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ku i fundit tentoi ta rrëmbente.

Të gjithë personat e përfshirë në ngjarje janë studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë.

Sipas të dhënave më të fundit shkak për këtë ngjarje mësohet të jetë bërë një borxh i vjetër që vëllai i punonjësit të bashkisë u kishte personave që kërkuan ta rrëmbenin,

Ngjarja ndodhi pranë një lokali në zonën e Saukut

Efektivi i policisë, nëninspektor Ndue Ndoj 25 vjeç u largua nga vendi i ngjarjes së bashku me autorët e tjerë, ndërsa i plagosuri Ervis Murati 27 vjeç, u transportua në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndue Ndoj, u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku mësohet se tashmë hetimin e çështjes e ka marrë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.