Zbulohet një tjetër rrjet prostitucioni në kryeqytet, 4 në pranga. Si i joshte femrat tutorja 50-vjeçare

426
Një tjetër rrjet prostitucioni në kryeqytet është zbuluar sot në kryeqytet, ndërsa në pranga ranë katër persona, mes tyre dy femra.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës pohuan se shtetasja T. TH., prej disa kohesh, me anë të mashtrimit joshte vajza të reja duke u ofruar atyre para dhe sende te tjera me vlerë dhe më pas i shfrytëzonte ato për prostitucion duke i dërguar në hotele të ndryshme në periferitë e Tiranës. Të njëjtat burime theksojnë se ketë aktivitet te kundraligjshëm e kryente në bashkëpunim me shtetasin P. J. Ky i fundit pasi vihej në dijeni nga shtetasja T.TH., bënte transportin e vajzave në drejtim të klientëve të tyre me makine.

Në kuadër të operacionit “Real”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
1. P. J., 62 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114/2)
2. T. Th, 50 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 114/2)
3. B. D., 52 vjeç, banues në Prishtinë – Kosovë (Neni 113)
4. E. P., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113)

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 9 aparate telefonik
– 2 automjete

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale,

“Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga nenet 113 dhe 114/2 të Kodit Penal.
Sigal