Zbulohet në Tiranë fabrika e falsifikimit të sheqerit, arrestohet 47-vjeçari

439
Një fabrikë e falsifikimit të sheqerit është zbuluar në Tiranë, ndërsa seksioni kundër Krimir Ekonomik e Financiar vuri në pranga Mirat Vllacaj, 47 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se 47-vjeçarit iu gjetën në garazhin e tij edhe 800 kg kafe “Bon Bon”, në rrugën “Dhimitër Kamardo”, ndërsa në katin e parë u konstatua një fabrikë që shërbente për ambalazhimin e sheqerit duke falsifikuar marka të sheqerit si “Lori kafe”, ”Ili Kafe”, ”Moncafe”,”Rotolo Kafe”,”Harley Kafe”,”Caffe antico”,”Caffe Serrani”,”Lavazza” etj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11.234 kg sheqer. Vllacaj akuzohet për “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.
Sigal