Zbulohet letra që 65-vjeçari la para vetëvrasjes për Jonidën

428
Publikohet një prej letrave që 65 -vjeçari Sokrat Shani shkroi me dorën e tij para vetëvrasjes në banesën e tij. Në letrën e publikuar nga Klan ai lajmëronte se 27-vjeçarja kishte vdekur.
Përmbajtja e letrës së parë :
“Jonida ndodhet te shtëpia e Ludit Golem: Ka ndërruar jetë: Shtëpia ndodhet përballë pishinës te hotel Pameba, Godinë 4 kate në kat të katërt, në pronësi të motrës Ludmilla Shani. Jonida Sefedin Çanaku Kryekuq. S.Shani 14.08.2016. Ndërsa në një letër të dytë, biznesmeni sqaronte se nuk duhej të prekej asgjë para se të vinte policia që sipas tij duhej të kryente veprimet.
Vetëvrasja e një 65-vjeçari në Krutje të Lushnjes, nxori në dritë një histori tragjike mes tij dhe një vajze 27-vjeçare, e cila po ashtu u gjet e pajetë në një apartament në Golem të Kavajës. Fillimisht policia gjeti të vetëvrarë me pistoletë në banesë Sokrat Shanin, babai i 4 fëmijëve. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia arriti të gjente një letër, ku shkruhej një adresë dhe emri i një vajze në Golem të Kavajës, të cilën autori thoshte se e kishte mbytur.
Pas kontrollit të banesës në Golem policia gjeti të vdekur me shenja dhune në njërën prej dhomave 27-vjeçaren Jonida Çanaku, nga fshati Kryekuq i Divjakës. Prindërit e vajzës deklaruan në polici, se ajo kishte dy ditë që ishte larguar nga banesa me justifikimin se do shkonte nga tezja.
Policia e Fierit sqaroi se nga kqyrja e të dyja vendngjarjeve dhe të gjitha provat e mbledhura paraprakisht, rezulton se shtetasi Sokrat Shani është autor i vrasjes së Jonida Çanakut , me të cilën dyshohet se ka pasur një lidhje intime prej 3 vitesh.
Në fundjavë ata kishin qëndruar bashkë në apartamentin e motrës së 65-vjeçarit në Golem, ku dhe dyshohet se kishin pasur debate për vijimin e lidhjes. 27-vjeçarja dyshohet se pasi është dhunuar nga 65-vjeçari është mbytur me një spango të fortë. Sipas policisë pasi ka kryer vrasjen e 27-vjeçares , Shani është kthyer në banesën e tij dhe ka kryer vetëvrasjen.
Sigal