Zbulohet identiteti, kush është biznesmeni i plagosur pak minuta më parë në Tiranë

479
Zbulohet identiteti i personit që mbeti i plagosur paraditen e sotme në kryeqytet, pranë stadiumit “Selman Stermasi”.

Sipas policisë, ai është Tefik Hyka, ish-pronari i fabrikës së tullave në Vorë. Në momentin e ngjarjes, sipas dëshmitarëve, Hyka ndodhej në një lokal në shoqërinë e një femre.
Mësohet se autorët e plagosjes kanë qenë me motor, dhe pasi e kanë qëlluar Hykën me një plumb në kokë, janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Fatmirësisht Hyka i ka shpëtuar atentatit, por ka marrë një plumb në kokë e një kraharor.

Sakaq, uniformat blu të mbërritura në vendngjarje janë vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes. Deri më tani është bërë i mundur sekuestrimi i motorit të përdorur nga autorët, si dhe është ndaluar një i dyshuar për ngjarjen.
Sigal