Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë dje në Itali

467
Dritan Mali quhet 37 vjeçari shqiptari i vrarë dje me thikë në komunën Vobarno në provincën e Breshës. Dritan Mali ishte rezident prej 20 vitesh në Itali, e ka ndërruar jetë pas një plage të thellë thike në trup. Ngjarja ka ndodhur në brendësi të banesës së tij në rrugën Prada të komunës së Vobanos, ku Dritani jetonte me bashkëshorten e tij Jerina Kumaraku, vëllain e tij Lulzim Mali 33 vjeç, e kunatin, vëllain e Jerinës, Laert Kumaraku, i cili jetonte me ta prej pak kohësh ende i papunësuar në Itali. Viktima Dritan Mali e vëllai i tij Lulzim Mali, ishin 2 vellezërit më të vegjël të 7 vëllezërve të familjes Mali. Të gjithë janë rezidentë në Itali. Sipas hetimeve të para të Policisë Italiane ka qenë pikërisht kunati i tij Laert Kumaraku i cili ka goditur me thikë Dritan Malin, pas një grindje të dhunshme brenda banesës. Por ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e kësaj ngjarje.
Sigal