Zbulohet grupi i grabitësve të makinave në kryeqytet, 2 në pranga

496
Sigal

Policia: Kemi provat për vjedhjen e së paku 10 makinave. Po hetojmë përfshirjen e personave të tjerë

Të paktën, 10 qytetarë që kanë denoncuar grabitjet e automjeteve të tyre kohët e fundit, kanë mësuar autorët e grabitjes së tyre, ndërkohë që nuk dihet nëse nga këto makina kanë mbetur gjurmë. Pas një ankthi të gjatë dhe pasigurie të qytetarëve që u grabiteshin automjetet në garazhe apo të parkuara në rrugë, policia ka mundur që të identifikoj e ndaloj dy të akuzuar, si pjesëtarë të bandës së këtyre grabitjeve.

OPERACIONI

Goditet grupi që vidhte automjete në kryeqytet. Policia e Tiranës konfirmon për ‘Telegraf’ se arrestoi Sazan Çibukun, 28 vjeç dhe Altin Ndoci 27 vjeç, i dënuar edhe më herët për trafikim të lëndëve narkotike. Të dy këta persona janë ven në pranga si persona të dyshuar lidhur me disa vjedhje automjetesh të shënuara në Tiranë. Në momentin e ndalimit, Cibuku dhe Ndoci ishin duke drejtuar automjetin tip “Citroen” me targa AA942KB, ku pas një kontrolli të imtësishëm ju gjendën dhe ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale : Tre pistoleta m-54 një m-Franchi Llana, një revolver me mulli, maska të ndryshme me ngjyrë të zezë, doreza të ndryshme, dy radio dhënëse marrëse me sinjale të komisariateve të policisë, jelek taktik multifunksional, një sërë çelësash automjetesh të ndryshme, tabelë dore me mbishkrimin “Ministria e Financave”, shkopinj metalik, një valixhe e zezë me vegla si dhe çanta sportive, telefona të ndryshme celularësh dhe karta telefoni.

VJEDHJET E REALIZUARA

1. Më datë 18.12.2014 shtetasit e lartë përmendur dyshohet se janë autor të vjedhjes së ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” Tiranë të automjetit tip – Mercedez Benz, me targa AA 711 DM, në pronësi te shtetasit Th. N,

2. Më datë 21.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës së shtetasit D. Xh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 966 GT.

3. Më datë 26.12.2014, gjatë natës ne rrugën “Tre Dëshmorët” ne ambientet e pallatit “Sivis” shtetasit F. F, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”me targa AA 173 JX.

4. Më datë 02.01.2015, gjate natës në Yzberisht,Tiranë, pranë pallatit ku banonte shtetasi me iniciale S. Q, i kanë vjedhur e mjetin tip “Benz”, me targë AA134FL.

5. Më datë 03.01.2014, gjatë natës në rrugën “Rexhep Shalla“ në Yzberisht shtetasit D. Sh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa AA 605 ER.

6.Më datë 09.01.2014, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, shtetasit D.B, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 009 T.

7. Më datën 14.01.2015, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët“,është vjedhur automjeti tip “Mercedez Benz”, me targa AA321AF, në pronësi të shtetasit Sh. G.

8. Më datë 02.02.2015 gjatë natës, në rrugën “Rexhep Shala”, është tentuar të vidhet automjeti tip “Benz Mercedes”, me targa AA 983KC, në pronësi të shtetasit A. D.

9. Më datë 06.02.2015, gjatë natës në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen Golf 5”, me targa AA 900 JX, në pronësi të shtetasit J. M.

10. Më datë 13.02.2015, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen golf 5”, me targa AA 779 JM, në pronësi të shtetasit E. B.

Doruntina HOXHAJ