Zbulohet grabitësi me armë i kazinosë në autostradë: një motorçiklist. Ja emri dhe ç’ju gjet tjetër veç parave

482
Policia ka arritur të zbulojë dhe arrestojë pa u mbushur 24 orë, grabitësin me armë të një kazinoje në autostradën Tiranë – Durrës. Grabitja ndodhi dje pasdite në orën 17:50. I arrestuari quhet Duart Berziu, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Tiranës njoftoi se “arrestimi i tij shtetasi u bë pasi më datë 8 gusht 2017, rreth orës 17:50, në një kazino në autostradën Durrës -Tiranë, nën kërcënimin e një pistolete, i ka marrë një shumë lekësh punonjësit të kazinos dhe më pas është larguar me një motorr pa targa.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit në motorrin “Zongshen”, Berziut iu gjetën 6 doza kokainë si dhe një shumë prej 18.000 lekësh të reja.

Atij iu sekuestrua motori, kokaina dhe paratë.

Dosja e tij iu dërgua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike”.
Sigal