Zbulohet emri i personit që u vra me thikë në Tiranë

370
Sigal

Ndryshe nga sa deklaroi policia, personi që u vra me thikë në Tiranë është një 55 vjeçar. Ai quhet Leonard Koprencka dhe ka mbetur i vdekur pas disa goditjeve me thikë pas një sherri të ndodhur në rrugën Llambi Bonata, në Tiranë. Viktima ndërroi jetë rrugës për në spital. Ndërkohë autori i ngjarjes është një 20 vjeçar, me emrin Genc Bushi. Mes tij dhe Leonard Koprenckës ka pasur edhe një sherr tjetër disa ditë më parë.