Zbulohet banesa ku ushtrohej prostitucion në Sarandë, pagesa 3 mijë lekë

514
Policia godet një rast ushtrimi prostitucioni në Sarandë. Dy vajza janë arrestuar për akuzën e ushtrimit të prostitucionit kundrejt pagesës 3 000 lekë të reja.

Operacioni u kodua ‘LADIES’ dhe arrestimet u kryen dje rreth orës 15:20, në lagjen nr.1 Sarandë.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit: B.M, 27 vjeç, banues në Tiranë; G.B., 32 vjeç, banues në Tiranë dhe A.I, 37 vjeçe, banuese në Sarandë, D.B, 25 vjeçe, banuese në Berat të cilat ushtronin prostitucion.

“Më datë 19.05.2017, rreth orës 15:20, në lagjen nr.1 Sarandë, janë kapur në flagrancë nga policia 4 shtetasit e mësipërm, duke ushtruar prostitucion në një banesë të përshtatur posaçërisht për kryerjen e kësaj veprimtarie. Nga hetimet e kryera, dy shtetaset femra dyshohet se e ushtronin veprën penale të prostitucionit kundrejt pagesës 3000 lekë të rinj” thuhet në njoftimin e policisë

Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Ushtrimi i Prostitucionit”, neni 113 i Kodit Penal.
Sigal