Zbulohet arsyeja e vizitës së Ardi Veliut në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

303

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u pa sot në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por burime zyrtare nga policia thonë se ai nuk është takuar ne kreun e këtij institucioni, Donika Prela.

Mësohet se vizita e tij tek Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhej me analizën e dosjes së 613 kg kokainë të kapur në portin Durrësit pak kohë më parë, bashkë me partnerë të tjerë.

Vizita e tij përkoi me orën kur ishin thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda përfaqësuesit e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji dhe më pas Gazmend Bardhi.

Në pyetje do merret dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili deklaroi se është personi që regjistroi audio-përgjimin.