Zbulohen shkaqet e aksidentit që i mori jetën gruas shtatzënë në Fier. Emri

515
Sigal

Një aksident i rëndë ndodhi sot në aksin Levan-Fier, ku si pasojë humbi jetën një grua shtatzënë.

Mësohet se shkak për këtë aksident në rëndë është bërë një parakalim i gabuar i mjetit me të cilën udhëtonte viktima.

Mësohet se viktima është Majlinda Troka, e cila ishte pasagjerë në një nga mjetet që u përplasën.

Bëhet me dije se  mjeti ishte nisur nga Fieri për në Vlore ndërsa mjeti tjetër tip Benz që kthehej nga Vlora për në Fier, edhe pse ka ulur shpejtësinë nuk ka mundur ti shpëtoj përplasjes.

Në automjetin tip Benz ndodheshin edhe dy fëmije të mitur.

Njoftimi nga policia

Në datën 21.08.2018, ora 11.30  në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T  me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi”  si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.