Zbulohen 8 parcela me rreth 6.358 rrënjë kanabis

401
Kanabisi kishte “pushtuar” katër fshatra ne Vlorë. Policia e qytetit bregdetar ka zbuluar 8 parcela me rreth 6.358 rrënjë kanabis. Bimët narkotike ishin të mbjella nëpër pjesë toke të hapura posaçërisht për kultivimin e tyre, në thellësitë e pyjeve, gjithashtu anës lumit Shushicë dhe përrenjve të vegjël. Kështu në Dukat janë gjetur 2 parcela me 2800 rrënjë; në Palasë 4 parcela me 748 fidanë; në Llakatund 1parcelë me 2400 rrënjë dhe në Lapardha 1 parcelë me 410 rrënjë. Lartësia e tyre varionte në 10 – 40 centimetra. Ndërkohë asgjësimi është bërë me djegie. Për parcelat me drogë deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa brenda në qytet policia ka arrestuar vetëm një 18-vjeçar me inicialet F.B. I riu në banesën e tij në lagjen “24 Maji” kishte mbjellë në oborr disa rrënjë kanabis.
Sigal