Zbulohen 62 kg kokainë në Itali, mes 19 të arrestuarve shqiptarë

444
Dy banda, njëra shqiptare dhe tjetra italo-shqiptare, të trafikimit të kokainës dhe marijuanës janë shkatërruar nga Guarda di Finanza e Breshias në Itali.
Policia italiane i dha fund një hetimi të nisur që prej datës 7 shtator.
Operacioni përfshiu krahinat e Breshias, Bergamos, Ferraras, Milanos dhe Bolcanos ku janë shpërndarë 19 urdhër-arreste.
Banda shqiptare e kishte shtrirë aktivitetin e saj në provincat e Breshias dhe Bolcanos.
Sasitë e mëdha të kokainës dhe marijuanës që arrinin në Breshia, pasi ruheshin për një farë kohe në një garazh, fshiheshin në pyjet që rrethonin qytetin.
Dy thasë me marijuanë, përkatësisht 4 dhe 13 kg u gjetën dhe sekuestruan në zonat malore të Bolcanos. Një grumbull i tretë me 5 kg marijuanë, sëbashku me 700 gram kokainë , e dy pistoleta u gjendën në një garazh në të njëjtën zonë.
Hetimi e kishte origjinën nga sekuestrimi i 35 kilogramëve kokainë në shkurt të vitit 2014 në një provincë të Breshias, substancë që i përkiste shtetasit shqiptar me inciale S.S. 48 vjeç, sipas autoriteteve italiane. Në atë kohë u arrestuan 6 persona, 3 shqiptarë e 3 italianë.
Kjo ngjarje pasoi me arrestimin në flagrancë të 7 personave të tjerë, 5 shqiptarëve dhe 2 italianëve, pas sekuestrimit të 4 kg kokainë të tjera.
Në shtator të po të njëjtit vit, në dy raste të ndryshme, u arrestuan në Breshia tre shtetas të tjerë shqiptarë.
Sigal