Zbulohen 550 bimë kanabis sativa në Shkodër, në kërkim kultivuesi

558
Gjatë një aksioni policor të zhvilluar ditën e djeshme në Shkodër, është bërë e mundur zbulimi i 550 bimëve narkotike kanabis sativa.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se në tokë të hapur rishtas, në vendin e quajtur Sipër Bjeshkës së Cumit, poshtë majës së Bigës, në fshatin Gak, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, gjatë një kontrolli të ushtruar, u zbulua edhe sasia e bimëve të kultivuara.

Si autor i dyshuar, policia thotë se është N. T. i shpallur në kërkim dhe më parë, ku po punohet për përcaktimin e vendndodhjes dhe kapjen e tij.

Pas veprimeve hetimore të kryera, këto bimë u asgjësuan me anë të djegies.

Ndërsa, pas hetimeve të para nga ana e policisë, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. 
Sigal