Zbulohen 12 parcela me kanabis në Shkodër e Gjirokastër, në kërkim poseduesit

392
Policia e Shkodrës asgjësoi 9 parcela me 777 rrënjë bimë narkotike në fshatin Shpor dhe Ura Shtrejtë. Në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë kontrollit të ushtruar në komunën Gur i Zi, u zbuluan 8 parcela të mbjellura me 723 rrënjë hashashi. Ndërsa në komunën Postribë, në vendin e quajtur “Prrono gërbellat e Arrës” u zbulua 1 parcelë me 54 rrënjë bimë narkotike kanabis. Sakaq, policia po heton për identifikimin dhe kapjen e poseduesve të drogës. Po sot, në Gjirokastër u zbuluan 3 parcela me kanabis me 592 rrënjë hashashi. mësohet se bimët narkotike ishin mbjell në tokë shtetërore, që e cila vështirëson identifikimin e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale, “Kultivim i bimëve narkotike”.
Sigal