Zbret nga kamioni e tenton të kalojë rrugën, 50-vjeçari bie nga 40 m lartësi e gjen vdekjen

607
Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen sot gjatë natës në aksin Elbasan-Tiranë. Ngjarja ndodhi orës 00:40 në hyrje të tunelit.
Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet E.R., pasi zbriti nga mjetit tip kamion me targa AA 886 MP që e drejtonte vet, tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës, e për pasojë ra nga një lartësi prej 40 metrash.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 22.01.2018 rreth orës 00:40 në aksin rrugor Elbasan – Tunel, tek Ura në hyrje të tunelit drejtuesi i mjetit tip kamion me targa AA 886 MP drejtuar nga shtetasi E.R., rreth 50 vjeç banues në Tiranë ka zbritur nga mjeti i tij dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës. Nga pakujdesia ka rënë poshtë në një lartësi rreth 30 – 40 metra si pasojë ka gjetur vdekjen.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale.
Sigal