Zbardhet takimi i Arta Markut me kryeprokurorin e Antimafias italiane. Ja çfarë diskutuan

440
I ardhur në Tiranë të dielën Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, z. Federico Cafiero De Raho është takuar me Prokuroren e Përgjithshëm znj. Arta Marku. Në njoftimin për shtyp të institucionit të akuzës thuhet se “Prokuroria do të ofrojë prokurorët më të mirë për të punuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, duke pasur besim për sukses të plotë në luftën kundër krimit të të gjitha formave”. Gjithashtu Marku theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e prokurorisë për të bashkëpunuar plotësisht me palën italiane, veçanërisht në hetimet e çështjeve me ndjeshmëri të lartë në Shqipëri. Kryeprokurorja, thuhet në njoftim, theksoi se një numër çështjesh kanë karakterin hetimor në të dy vendet, në Itali dhe në Shqipëri, pavarësisht se jo me grupe të përbashkët. Sikurse vërejti kryeprokurorja Marku, ka rëndësi përgjigja e shpejtë nga Italia për një numër letër-porosish të dërguara për hetime të ndryshme dhe për t’i hapur rrugën ecurisë dhe përfundimit të tyre në Shqipëri. Ndërkohë që Marku ka “Vlerësuar shumë hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane, për ekstradimet si dhe ndihmë ligjore. E dimë që është një punë e vështirë, pasi siç theksoi z. Federico Cafiero De Raho, Italia mundi të zbulojë aftësitë e veprimit të krimit pas disa dhjetëvjeçarësh në përballje me organizatat kriminale”-shtoi Marku. Drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj shtoi se tashmë ka materiale të përgatitura për t’u shtruar në bisedime me palën italiane, siç është vepruar në shumë raste, me prokuroritë në Bari, Ankona, Leçe. Bashkërisht u theksua domosdoshmëria për luftën kundër trafiqeve të drogës apo dhe të armëve si dhe për të zbuluar lidhjet mes krimit të organizuar shqiptar në Itali dhe investimet që kryhen në Shqipëri nga kjo veprimtari në shtetin italian
Sigal