Zbardhet skema, ja si u zhduk arma e Elton Çiçës

487
Lidhur me ekzekutimin e 36 vjeçarit, grupi i hetimit ka zbardhur të dhëna të tjera kjo në lidhje dhe me fshehjen e armës që mbante viktima. Burime të Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton ngjarjen, thanë se është provuar fakti se viktima Elton Çiça ka pasur me vete në vendngjarje një armë zjarri pistoletë. Nga pyetja e dëshmitarëve dhe kqyrja e përsëritur e kamerave të sigurisë, ka dyshime serioze se polici Alban Trimi dhe mjeku Redjan Rraja kanë bashkëpunuar mes tyre në marrjen e pistoletës dhe më pas zhdukjen apo fshehjen e saj. Siç dyshon Prokuroria, i pari që ka prekur armën e viktimës ka qenë Redjan Rraja. Ai dyshohet se ka kryer veprime për të fshehur pistoletën dhe celularin e Elton Çiçës, pasi ai kishte rënë në tokë nga plumbat. “Redjan Rraja dyshohet se ka vepruar i pari, pasi është filmuar teksa merrte pistoletën nga çanta e Çiçës dhe bashkë me Alban Trimin, dalin jashtë nga lokali në ndjekje të autorit.
Sigal