Zbardhet shkaku pse shqiptarja vrau të moshuarën italiane

458
Renata Kette nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim para hetuesve italianë për vrasjen e 72-vjeçares italiane. Shqiptarja 53-vjeçarja nuk ka folur gjatë seancës së marrjes në pyetje, ndërkohë që autoritetet italiane e akuzojnë për vrasje. Shqiptari i shërbente të moshuarës dhe madje ishte bërë edhe mike e familjes. Ishte pikërisht 53-vjeçarja që njoftoi policinë për t’i kërkuar, ndërkohë që 72-vjeçarja kishte mbetur e vdekur. Mediat italiane shkruajnë se shkak i vrasjes së të moshuarës mund të ketë qenë fakti që viktima kishte planifikuar që të zhvendosej. Këto media aludojnë se ndoshta fakti që e moshuara do të transferohej, do të merrte fund edhe bashkëjetesa e dy grave dhe për këtë arsye mes tyre kishte grindje e zënka kohët e fundit. Kjo është një nga pistat e policisë, e cila thotë se në trupin e viktimës u gjetën shenja dhune të shkaktuara nga goditjet me sende të forta.
Sigal