Zbardhet sherri me thika në Korçë, Policia: Si u grindën krushqit, përfunduan në spital (Emrat)

135
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrance dy persona pasi dyshohet se janë autorë të plagosjes së krushkut të tyre P.B, 60 vjeç si dhe djalit të tij S.B, 26 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Dërsnik, ndërsa në pranga janë vendosur Petrit Çaushllari, 47 vjeç, si dhe djali i tij Emiljano Çaushllari, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Buçimas-Pogradec.
Njoftimi i policisë: 
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve : Petrit Çaushllari, 47 vjeç, si edhe djalit të tij Emiljano Çaushllari, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Buçimas-Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 28.07.2017, dy shtetasit e lartpërmendur, në fshatin Dërsnik- Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, shtetasit P.B, 60 vjeç, si edhe djalin e tij shtetasin S.B, 26 vjeç, në banesën e këtyre të fundit.

Nga hetimet e kryera rezulton se autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë lidhje krushqie me dy të plagosurit, pasi vajza e Petrit Çaushllarit është nusja e djalit të shtetasit P.B dhe kunata e S.B. Shtetasi P.B, aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Katër shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë përfshirë në këtë konflikt fizik mes tyre pas një debati për motive të dobëta, kryer midis shtetasit P.B dhe nuses të djalit të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 88/2 dhe 25 të Kodit Penal.