Zbardhet ngjarja në Kukës/ 17-vjeçari goditi me thikë bashkëmoshatarin se i ngacmoi kushërirën

700
Detaje të reja kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e ndodhur ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, ku një adoleshent ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes dy adoleshentëve, dhe sipas burimeve shkak është bërë një ngacmim me fjalë që 16-vjeçari me inicialet A.M i ka bërë kushërirës së autorit.
Ky i fundit nuk ka duruar dhe ka e qëlluar me thikë në bark viktimën, duke e plagosur rëndë.
16-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Sakaq, policia ka mbqrritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat autorin, 17-vjeçarin me inicialet R.M, si dhe ka sekustruar armën e ftohtë. Do të jetë deklarata e tij dhe dëshmia e të pranishmëve në vendngjarje ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.
Sigal