Zbardhet ngjarja/ Kush është i ‘forti’ që qëlloi me armë tek rruga ‘Bardhyl’ (Emri)

551
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen që ndodhi mbrëmë në rrugën ‘Bardhyl’ në kryeqytet, ku pati të shtëna me armë zjarri. Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga ra Sandër Dapaj, i cili akuzohet se ka qenë personi që ka qëlluar me armë, ndërsa rezulton i dënuar më parë.

NJOFTIMI I POLICISË
Policia e Tiranës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 26.09.2017, në rrugën “Bardhyl”, ku ka patur të shtëna me armë zjarri.
Arrestohet një shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohet arma e zjarrit, gëzhojat, njësi kompjuteri dhe televizorë plazma.
Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, u arrestua në flagrancë shtetasi :
– Sandër Dapaj, 37 vjeç, banues në Tiranë, ( i dënuar më parë), i cili është kapur në flagrancë në vendngjarje me armë zjarri të llojit “Beretta”.
U shpall në kërkim pronari i lokalit lloto sporti, shtetasi K. S., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Këta dy shtetas më datë 26.09.2017, rreth orës 22:10, në rrugën “Bardhyl”, në lokalin (baste sportive në pronësi të shtetasit K.S., 44 vjeç) janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasit G.S, 35 vjeç, E. O., 35 vjeç (i dënuar më parë ), Sh. F., 32 vjeç, E. B., 36 vjeç dhe O. Xh., 46 vjeç , të gjithë banues në Tiranë.
Si pasojë e konfliktit të ndodhur shtetasi Sandër Dapaj, ka qëlluar në ajër me armë zjarri të llojit “Beretta”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e basteve ( në pronësi të shtetasit K.S., 44 vjeç) i cili rezultoi pa licencë, janë gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuteri për vendosjen e basteve sportive dhe televizorë plazma.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri e llojit “Beretta”
– 6 gëzhoja
– 4 televizorë plazma
– 2 njësi kompjuteri

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve S.D., dhe K.S., për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike”, “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozivion e lokaleve për lojëra fati”, parashikuar nga nenet 278, 274, 197 e 198 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasit G.S., E.O., Sh.F., E.B., dhe O.Xh., për veprën penale “Prishjs e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.



Sigal