Zbardhet ngjarja e Shkodrës, policia: 26-vjeçari u vetëvra me plumb në kokë

396
Policia e Shkodrës nëpërmjet një deklarate jep informacion në lidhje me të riun që u gjet i vrarë mbrëmjen e së hënës. Andrea Çobaj 26 vjeç nuk mundi t’i mbijetojë plagës së marrë në kokë. Nga veprimet e kryera në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale në armë zjarri pistoletë tip “Berete”, me goditës në pozicion zjarri dhe një gëzhojë e cila u gjet në pjesën e poshtme të ndenjëses së parë të shoferit. Nga tërësia e veprimeve të këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe këqyrjes së kufomës policia thotë se rezulton të ketë qenë një vetëvrasje. Nga rekordet e policisë viktima nuk rezultonte me precedent penal. Viktima nuk kishte pasur konflikte dhe nuk ka qenë problematik. Aktualisht po punohet për sqarimin e motivit të kryerjes së aktit të vetëvrasjes.
Sigal