Zbardhet misteri/ Identifikohet trupi i pajetë që ra në rrjetat e peshkatarëve në Sazan

556
Një ditë pasi mes gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit në Vlorë u gjetën mbetjet e një skafi, peshkatarët kanë gjetur në det një trup të pajetë. Mëngjesin e sotëm, pjesëtarët e ekuipazhit të një peshkarexhe në Vlorë kanë parë në rrjetat e tyre të peshkimit një trup të pajetë, rreth 1 milje larg ishullit të Sazanit.
Pas disa orë hetimesh, u bë e mundur identifikimi i viktimës. Trupi i pajetë u identifikua nga disa persona që iu drejtuan morgut të Vlorës, pasi një familjar i tyre rezultonte i zhdukur. Sipas tyre, bëhet fjalë për shtetasin Naum Laze, 60 vjeç.

Dyshohet se viktima e identifikuar i përket drejtuesit të gomones me 1.2 ton kanabis që u gjet në Sazan më 11 mars.

Pas këqyrjes së mbetjeve të skafit të gjetur ditën e djeshme, policia kufitare konstatoi se mjeti kishte të dhëna italiane, ndërsa dyshohet se i përket një shtetasi italian që rrezikoi të mbytej para disa ditësh.

Policia shqiptare ka marrë kontakt edhe me homologët italianë të Guardia di Finanzas, të cilët kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një mjet italian.
Sigal